Forum

Ne kundershtim te P...
 
Notifications
Clear all

Ne kundershtim te Projekt Ligjit “Per Urdherin Profesional te Inxhinierit”


Posts: 1
Admin Registered
Topic starter
(@deshira-menaj)
Member
Joined: 1 year ago

Nje grup nismetaresh te perbere nga 11 Shoqata kane ndermarre iniciativen per te pergatitur nje projekt ligj “Per Urdherin Profesional te inxhinierit” i cili tashme po diskutohet ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ne Kuvend ku ka vajtur me aprovimin dhe prezantimin e deputetes Znj Luljeta Bozo. Une nuk dija gje per kete projekt ligj, asnje nga miqte dhe koleget e mi nuk e dinin dhe u ndodhem para faktit qe kjo nisme duhet te konkretizohet me ligj. A eshte e drejte te behet ligj per inxhinieret pa vene ne dijeni e jo me pyetur inxhinieret ? Pas shume kundershtimeve nga ana grupimit me te madh te inxhiniereve Shqiptare, nuk jane me te dakortesuar as keto 11 Shoqatat fillestare, pasi shume prej tyre e kane kundershtuar gjithashtu kete Projekt Ligj dhe kane dale nga kjo aleance.Ne e lexuam dhe nuk jemi dakort as me Projekt Ligjin as me Relacionin shpjegues te tij te cilet i gjeni ne faqen zyrtare te Kuvendit te Shqiperise. 

http://www.parlament.al/dokumentacioni/aktet/2c1e3a1a-c0ff-49dc-b1d2-3dc4b0becda4

http://www.parlament.al/dokumentacioni/aktet/0375801d-7917-4e2e-be25-84806e321421

http://www.parlament.al/dokumentacioni/aktet/f71949a6-eb61-4d4f-a0a6-12f482937fa3

Ne i kundershtojme me force keto Projekt Ligje pasi nuk na perfaqesojne ne si komunitet, jane bere me qellimin per te monopolizuar vleren intelektuale te inxhiniereve te Shqiperise ne duart e nje Grupimi nen petkun e UPI-t, dhe krijon mundesine per prishjen e klimes se tregut te lire. Nese aprovohet profesioni i inxhinierit ne vendin tone shkaterrohet perfundimisht ne menyre te pariparueshme.

Jo vetem ky Projekt Ligj por edhe nje tjeter i ngjashem me te Projekt Ligji “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik në Republikën e Shqipërisë” eshte gjithashtu duke u shqyrtuar ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese si dhe Komisionin e Ligjeve ne Kuvend. Te dy keto Projekt Ligje edhe pse me permbajtje te ndryshme kane te njejtin qellim, te vene nen pranga Inxhinieret, pra te bejne monopol dhe te kontrollojne Profesionin e Inxhinierit ne vendin tone. NE INXHINIERET E VERTETE e dime dhe jemi te ndergjegjshem qe aktualisht Profesioni Yne eshte i rregulluar me Ligj, dhe jane shume Ligje, VKM, Rregullore etj, qe na detyrojne ti respektojme ne cdo hap te aktivitetit tone. 

Une i kundershtoj dhe shpresoj qe deputetet tane te cdo grupimi qe jane pjese e Komisionit te Veprimtarive Prodhuese apo e Komisionit te Ligjeve ne Kuvendin e Shqiperise ti bashkohen mendimit tone dhe te mos i aprovojne duke treguar profesionalizem dhe respekt per forcen e shumices si kriteri kryesor i demokracise.

Jep edhe ti mendimin tend, Voto ne kete platforme pasi zeri yt do te marre vlere dhe do ndikoje ne rezultatin final te ketij procesi. FALEMINDERIT!

Share: